27/12 16:59
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në futbollin indian. Edhe pse niveli i futbollit në vend nuk është i një cilësie të mirë dhe kombëtarja nuk ka marrë kurrë pjesë në Botëror, pasioni për lojën më të bukur me top në shtetin e Azisë Jugore është i jashtëzakonshëm.
Aq shumë sa një tribunë me kapacitet prej 3500 personash është mbushur me plot 8000 tifozë! Në një moment tribuna është shembur, duke shkaktuar rreth 225 persona të plagosur, gjashtë prej të cilëve ndodhen në gjendje të rëndë.
Policia ka bërë denoncim ndaj organizatorëve për rrezikim të sigurisë publike dhe vlerëson se së shpejti do të kryejë arrestimet përkatëse të autorëve.
Top Channel