Kolni dhe Dortmund janë ndarë me nga një pikë, ndërsa kanë zhvilluar një ndeshje shumë të luftuar.
Ky takim është zhbllokuar në minutën e 8’, kur Wolf shënoi golin e avantazhit për ekipin e Roses. Ndërsa në minutën e 36’ do të ishin vendasit ata që do të shënonin, duke goditur portën e Kobel.
Pjesa e parë e kësaj sfide u mbyll me barazimin 1-1, që ishte edhe rezultati final. Në pjesën e dytë pati disa tentativa për të realizuar, megjithatë asnjëra prej skuadrave.
Pas ndeshjes së raundit të 27-të të Bundesligës, Kolni shkon në kuotën e 40 pikëve dhe renditet në vend të shtatë, ndërsa Dortmundi që mban vendin e dytë grumbullon 57 pikë, gjashtë më pak se Bayerni kryesues, duke “i dhuruar” qetësi kampionëve në fuqi të Gjermanisë.
Top Channel