Shtrenjtimi i karburantit ka bërë që shumë njerëz t’i mbyllin makinat dhe t’u drejtohen biçikletave.
“Po shikoj për një biçikletë të re, sepse e kam fikur makinën e kam lënë në shtëpi. Dua të përdor intensivisht biçikletën. Koha u hap. Më biçikletë investon për shëndetin tënd. Më biçikletë mbaron 10 punë, me makinë 1.”
“Unë nuk i hipi fare makinës. Me këto çmime karburanti. Kam dy makina në shtëpi.”
“Ditën e parë që karburanti u ngjit mbi 230 lekë, pata shumë kërkesa. Tre vite më parë në këtë periudhë shisja 2-3 biçikleta, ndërsa këtë muaj kam shitur 5 biçikleta dhe mendo që jemi në mes muaji.”
Monopatinat hasen gjithnjë e më shumë nëpër rrugët e ngarkuara të kryeqytetit tonë.
“Kam monopatinë, dy biçikleta dhe makinë në shtëpi. Edhe biçikletat po i përdor gjithnjë e më pak. Makinën rrallë e më rrallë. Shkak është edhe shtrenjtimi i naftës. Brenda për brenda Tiranës është e kot të përdorësh makinë.”
Top Channel