Rusia përdor raketat hipersonike në Ukrainë: Është tërbuar, plani s’po i ecën!

19/03/2022 13:11

Rusia duket gjithmonë e më e egërsuat nga dështimet në terren, e duket kjo është arsyeja që shtyu Moskën të përdorë për herë të parë në Ukrainë raketat e reja hipersonike Kinzhal, duke shkatërruar një depo armësh perëndim të vendit.

Ministria ruse e Mbrojtjes e përshkroi si një sukses faktin që sistemi raketor i aviacionit Kinzhal me raketa aerobalistike hipersonike shkatërroi një depo të madhe nëntokësore ku ruheshin raketa dhe municione të aviacionit në fshatin Deliatin në rajonin Ivano-Frankivs.

Agjencia shtetërore e lajmeve të Rusisë, Ria Novosti tha se kjo është hera e parë që janë përdorur armët hipersonike Kinzhal, në atë që Moska e quan “operacion të posaçëm ushtarak” në Ukrainë. Më herët, Moska nuk e kishte pranuar kurrë se ka përdorur raketa hipersonike gjatë luftimeve.

Këto raketa mund të fluturojnë shumë lartë në atmosferë me pesë herë shpejtësinë e zërit.Sipas ushtrisë ruse, sistemi raketor Kinzhal që u përdor në sulm është i aftë që të godas objektiva në një distancë prej më shumë se 2,000 kilometrash dhe mund të shmangë sistemet ekzistuese të mbrojtjes ajrore dhe raketore. Por ndërsa Rusia ka kërkuar të shfaqet si një superfuqi ushtarake, sulmi i saj në Ukrainë ka ekspozuar mangësi të mëdha.

Duke analizuar mjetet ushtarake ruse të shkatërruara në Ukrainë, ekspertë amerikanë thonë se një pjesë e mire e tyre ishin të vjetëruara. Pajisje të reja, ideja të reja për luftën, një forcë shumë më profesionale dhe e gatshme për betejë: kështu paraqitej ushtria ruse përpara sulmit në Ukrainë.

Por ndërsa duhet të kishte që në start një epërsi shumë të madhe mbi forcat ushtarake të vendit fqinj, nuk ndodhi kështu, dhe sot të gjithë pyesin ç’ndodhi me superfuqinë ushtarake ruse.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA