Superjahti $500 milionë i oligarkut rus Igor Sechin, aleat i Putin, sekuestrohet nga Spanja (fotot)

17/03/2022 17:03

Një jaht gjigant me vlerë më shumë se 500 milionë dollarë që besohet se është në pronësi të oligarkut rus Igor Sechin, është sekuestruar së fundmi nga autoritetet spanjolle.

Mjeti detar 150 metra i gjatë ‘Crescent’ është konfiskuar mes fushatës së sanksioneve të perëndimit ndaj miqve të pasur të presidentit rus.

Jahti ishte ankoruar në portin spanjoll të Tarragona, në Katalunja prej 2 nëntorit, para se të kapej nga zyrtarët, tha ministria spanjolle e transportit.

Ai besohet se është në pronësi të Sechin, aleat i ngushtë i Putin, i emëruar në krye të gjigantit energjitik Rosneft nga lideri rus.

Miliarderi 61-vjeçar është një nga disa figura të njohura  mes oligarjëve rusë që po penalizohen me sanksione të ashpra në Perëndim që prej shkurtit.

Ish-kryeministri rus  Russia përshkruhet si një nga “këshilltarët më të besuar dhe mik personal i Putin”, sipas argumentimit në listën e sanksioneve.

Shteti spanjoll do të kudjeset tashmë për jahtin luksoz që mburret me hangar të lëvizshëm helikopteri dhe një pishinë me dysheme të xhamtë.

Policia spanjolle tha për agjencinë Reuters se besojnë se jahti i përket manjatit rus të naftës, por kjo do të konfirmohet më saktësisht prej hetimeve.

Një zëdhënës i portit Tarragona Marina tha se jahti ‘Crescent’ ishte regjistruar me një kompani jo-ruse.

Zhvillimi vjen teksa një tjetër super-jaht i Sechin u sekuestrua nga autoritetet franceze në fillim të marsit.

Autoritetet franceze thanë se sekuestruan mjetin luksoz “Amore Vero”, në portin e La Ciotat sipas udhëzimeve të sanksioneve masive evropiane.

Edhe njeriu më i pasur i Rusisë, Alexei Mordashov pa t’i sekuestrohej jahti i tij 60 milionësh nga zyrtarët në Itali.

FOTO GALERI
2/3
Sechin, aleat i ngushtë i Putin, eshte emëruar në krye të gjigantit energjitik Rosneft nga lideri rus.

Top Channel