Pavarësisht se Drejtori i Agjensisë se Kadastrës Artan Lame ka deklaruar se nxjerr sistematikisht vendime që supozohet të zgjidhin problematikat e pronësisë për ndërtimet e vjetra duket se për pronaret ato nuk pijnë ujë.
Vladimir Perollari nga Korça prej vitesh ka mbetur peng i procedurave te kadastrës për shtëpinë që ka trashëguar nga i ati. Një ndërtesë e vjetër prej vetëm 18 m2 në lagjen 6 të qytetit herë rezulton si truall dhe herë si ndërtesë ndërsa Vladimirit i janë kërkuar vazhdimisht dokumenta shtese te cilat ai i ka dorëzuar por nuk po gjen zgjidhje pasi sipas tij pritet një vendim i Drejtorit te Agjensisë Shtetërore të Kadastrës.
Në Korçë si në shumë qytete te tjera qytetarët mbeten peng i procedurave të Kadastrës pa gjetur zgjidhje ndërsa sorollaten për shkak të përgjegjësive që nuk mbajnë përsipër institucionet.
Top Channel