“Ishte si të shikoje një film horror”, gazetarja rrëfen takimin para 20 vitesh në burg me Christa Pike: Nuk mund të ndaloj së menduari për të Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha të shtunën se e vetmja mënyrë që Rusia të marrë Kievin është ta bombardojë dhe të vrasë banorët e saj.
“Nëse ky është qëllimi i tyre, le të vijnë”, tha ai.
“Vetëm duke bombarduar e duke fshirë kujtesën historike të të gjithë rajonit, , historinë e Evropës, ata mund të hyjnë në Kiev”.
Ndërkohë, trupat ruse po përpiqen të rrethojnë më tej Kievin, duke luftuar kundër rezistencës së madhe në perëndim dhe në veri të qytetit.
Po ashtu pas dymbëdhjetë ditësh rrethimi, qyteti strategjik i portit jugor të Ukrainës, Mariupol, është pa ujë, gaz, energji elektrike dhe komunikim,ndërsa njerëzit po vuajnë për ushqim ditët e fundit.
Numri i civilëve të vrarë gjatë rrethimit të Mariupolit arriti në 1582, dhe disa nga viktimat duhej të varroseshin në varre masive, duke sjellë pamje të trishta që nuk ishin parë që nga lufta e dytë botërore.
Autoritetet lokale kanë frikë se numri i vërtetë mund të jetë shumë më i lartë.
Top Channel