Autoritetet italiane kanë sekuestruar sot jahtin me vlerë më shumë se 500-milion euro të oligarkut rus Andrei Melnichenko, i sanksionuar nga BE për luftën në Ukrainë.
Jahti i tij “SY A”i ankoruar në portin verilindor italian të Trieste, besohet se është mjeti më i madh privat lundrues në botë.
Policia financiare italiane tha se mjeti lundures ishte zbuluar se “me anë të një kompanie me bazë në Bermuda, kishte lidhje me Andrei Melnichenko”.
Manjati miliarder i qymyrit dhe fertilizuesve u përmend në fillim të javës në listën e zezë të BE për ngrirje asetesh dhe ndalim udhëtimi në territor.
Prej javës që shkoi Italia ka sekuestruar asete manjatësh ruse me vlerë rreth 140 milionë euro, mes të cilave edhe jahtin 65-milionë-euro të manjatit të metaleve Alexei Mordashov.
Top Channel