Në Kosovë pati sërish lëvizje të çmimit të naftës. Për dallim nga një ditë më parë, çmimet u ulën për 17 centë, nëpër pikat e shitjes me pakicë.

Gjatë së mërkurës, çmimi i naftës arriti në 1 euro e 82 centë në pikat e shitjes me pakicë, ndërkaq që të enjten çmimi u zbrit. Aktualisht në Kosovë, çmimi i naftës për litër është 1.65.

Shitësit e naftës thonë që bazuar në lëvizjet e fundit sa i përket furnizimit, pritet të stabilizohet tregu.

Me trendin e dy ditëve të fundit, të rritjes së prodhimit dhe me trendin e çmimeve, ne mund të presim që çmimet të stabilizohen në një normalitet që mund të sillet në çmimet e tregut të cilat kanë qenë, prej 1.20 deri në 1.30”, thotë Shkëlzen Jusaj.

Sipas Jusajt ka edhe rezerva të mjaftueshme të naftës e po zbatohet vendimi i Qeverisë për ruajtjen e 5% të stoqeve.

Kemi rezerva, disa kompani kanë rezerva, disa kompani kanë mbi tre milionë litër rezerva, plus 5% nuk i harxhojmë, sipas vendimit të qeverisë”, shprehet Jusaj.

Se ka rezerva të mjaftueshme e pohojnë edhe nga një kompani tjetër e shitjes me shumicë dhe pakicë të naftës. Ata thonë që furnizimin e bëjnë nga rafineritë greke dhe ka stoqe të mjaftueshme edhe për të ardhmen.

Qeveria e Kosovës javë më parë ka caktuar edhe marzhën e fitimit për shitësit e naftës dhe i ka obliguar të ruajnë 5% të stoqeve të tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA