“Kosova e ka kryer punën e saj sa i përket procesit të liberalizimit të vizave dhe tani i mbetet Bashkimit Europian ta bëjë të njëjtën gjë”, pohoi në Prishtinë shefja e diplomacisë, Annalena Baerbock, gjatë një konference të përbashkët me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

“Për ne nuk është më në pikëpyetje dhe na duhet liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës. Për këtë jemi duke punuar me tërë forcën tonë”, ishte komenti i saj. Më tej, ministrja e jashtme gjermane tha se blloku po i shtrin dorën shteteve të rajonit në rrugën drejt bllokut evropian.

Baerbock: Një ndër çështjet më të rëndësishme për këtë është forcimi i besimit në rajon. Para së gjithash nevojiten përparime në procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Këto dy shtete duhet të gjejnë një zgjidhje për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare dhe atyre presidenciale të Serbisë, më 3 prill.

Kurti nuk la pa e treguar se shtetasve të Kosovës poi  humbet durimi me procesin e liberalizimit të vizave.

Më tej, ministrja e Jashtme gjermane, falënderoi Kosovën që i është bashkuar sanksioneve të BE-së kundër Rusisë dhe sipas saj, “ky qëndrim i qartë ka treguar edhe njëherë se Kosova si i gjithë rajoni i Ballkanit Perëndimor i përket Evropës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA