Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se Zelensky duhet të njohë Krimenë dhe rajonet e kontrolluara nga separatistët si ruse.
“Pozicioni ynë është i njohur. Krimea është një rajon rus dhe kjo duhet të njihet si de fakto ashtu edhe de jure”, u tha sot Peskov gazetarëve.
Po ashtu, edhe për republikat e DPR dhe LPR, Pestov theksoi se janë shtete sovrane të pavarura dhe janë të njohura nga Federata Ruse.
Reagimi i Pestov vjen një ditë pasi presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky tha në një intervistë se është gati të shqyrtojë diskutimin e statusit të Krimesë dhe Republikave Popullore të Donetsk dhe Luhansk me presidentin rus Vladimir Putin.
I pyetur për kushtet e Kremlinit për t’i dhënë fund luftës, Zelensky ka deklaruar se është i gatshëm për dialog. Ai i ka klasifikuar këto kushte si një ultimatum nga Rusia dhe shtoi se Ukraina nuk është e përgatitur për ultimatume, por ne kemi zgjidhjen e mundshme të situatës.
“Po flas për garancitë e sigurisë. Mendoj se çështjet në lidhje me territoret e përkohshme të pushtuara dhe republikat e panjohura që nuk janë njohur nga askush përveç Rusisë, këto pseudo republika, por ne mund të diskutojmë dhe të gjejmë një kompromis se si do të jetojnë këto territore. Për mua është e rëndësishme se si do të jetojnë njerëzit dhe në këto territore, që duan të jenë pjesë e Ukrainës,” tha Zelensky.
Top Channel