Sot për Arbana Osmanin është një ditë e veçantë. Djali i saj i madh, Joni feston ditëlindjen e 7-të dhe nuk kishte si të mos kishte një urim.

Arbana ka publikuar në Instagram disa foto nga vende të ndryshme të çdo viti të jetës së djalit, të cilat i ka shoqëruar me një dedikim tepër të ndjerë.

‘Dita me e bukur e jetes sime ka qene kur linde ti o Joni❤️ Dhe cdo ditë pas saj akoma me e bukur me ty; Je lumturia ime dhe shpirti më i pastër që ekziston; Gëzuar ditëlindjen travel buddy, can’t wait to show you the world❤️ Mama’, shkruan në rrjetin social instagram.

Kujtojmë që Arbana ka dhe një djalë tjetër, por ndërkohë është në pritje të ëmbël dhe pret të bëhet nënë për herë të tretë.

FOTO GALERI
2/12

Top Channel