“Të shpëtojmë Zelenskyn”/ Britanikët e SAS dhe amerikanët  e Navy Seals përgatisin planin

07/03/2022 15:44

Forcat speciale britanike SAS dhe ato amerikane Navy Seals, kanë hartuar  dhe po punojnë për një mision me rrezikshmëri të lartë për evakuimin e presidentit ukrainas Zelenski, në rast të një pushtimi të mundshëm të Kievit, por gjithmonë nëse ai do e kërkojë një gjë të tillë.

Forcat speciale amerikano-britanike janë duke  u trajnuar për këtë mision të vështirë për shpëtimin e jetës së presidentit, ndaj të cilit është njoftuar se deri më sot kanë dështuar përpjekjet për eleminimin e tij. Nga Londra, njofton korrespondenit i Top Channel, Arben Malaj.

Mendohet se janë 70 trupa te forcave speciale britanike SAS dhe 150 ato elitare amerikane Navy Seals,  që janë duke planifkuar dhe duke u stërvitur për një operacion me një rrezikshmëri mjaft të madhe për shpëtimin dhe evakuimin eventual te presidentit ukrainas Volodimir Zelenski, i cili mendohet se do kryhet në orët e para të natës, nëse presidenti do e kërkojë një gjë të tillë.

Deri më sot presidenti ukrainas është shndërruar nga komediani më i famshëm në Ukrainë, në një nga politikanët  më të njohur dhe është respektuar për kurajon për mos t’u larguar nga atdheu i tij në rezistencë ndaj pushtimit rus.

Forcat elitare amerikano-britanike sipas medias, thuhet se janë duke u stërvitur  në një bazë të largët në Lituani  dhe në bashkëpunim me forcat elitare ukrainase janë duke u stërvitur për këtë mision të përgjakshëm.

Zelenski, 44-vjeçar thotë se ka mundur t’i shpëtojë tre herë përpjekjeve për eliminimin e tij fizik nga koha e fillimit te pushtimit rus, ku forcat e  grupimit Wagner  të mbështetura nga Kremlini si dhe forcat speciale çeçene thuhet se janë dërguar  në Ukrainë me mision eliminimin fizik te presidentit  ukrainas, si dhe forcat  speciale ruse Spetsnaz.

Siç dihet, Zelenski hodhi poshtë kërkesën e bërë nga presidenti Biden  për largimin e tij nga Ukraina muajin e kaluar. Por sipas ‘The Sun’ misioni do të jetësohet nëse presidenti Zelenski do e kerkojë një ndihmë të tillë.   Një nga opsionet do të jetë largimi i Zelenskit jashtë Kievit për tu marrë pastaj nga forcat speciale anglo-amerikane.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA