“Ja si do e mposhtim Kremlinin”, Johnson nxjerr planin 6 pikësh!

06/03/2022 11:59

Boris Johnson ka hartuar një plan 6 pikësh për mposhtjen e Vladimir Putinit, një përpjekje kjo që dëshmon veç të tjerash edhe sesi kryeministri britanik po kërkon që vendi i tij, i shkëputur nga Bashkimi Europian, të zërë një vend qendror në reagimin global ndaj tmerrit të luftës në Ukrainë. Shefi i ekzekutivit në Londër këmbëngul që e gjithë bota të bashkohet me planin e tij për zmbrapsjen e agresionit rus. Në këtë plan, Johnson bën thirrje për:

-krijimin e një koalicioni ndërkombëtar humanitar për Ukrainën

– forcimin e mbrojtjes ushtarake të Kievit

– shtrëngimin e darës së sanksioneve mbi Moskën

– përpjekje të koordinuara diplomatike për zbutjen e krizës

– një fushatë të shpejtë forcimi të sigurisë në mbarë zonën euro-atlantike

-të luftohet një të njëjtën kohë normalizimi i asaj që Putini po bën në Ukrainë, mes frikës se teksa koha kalon, tronditja nga veprimet e presidentit rus mund të nisë të zbehet.

Njoftimi i Johnson erdhi në kohën kur zyrtarë të qeverisë ukrainase deklaruan se situata në rajonin e Sumyt dhe në qytetin e Mariupolit, është “në prag të një katastrofe humanitare”.

Aktualisht  nuk ka furnizim me energji elektrike ose ujë në dy qytete në rajonin verior të Sumyt, tha këshilltari i qeverisë Vadim Denisenko.

Gjatë së shtunës, Ukraina dhe Rusia u pajtuan për një armëpushim që synonte largimin e civilëve të iknin nga Mariupoli, por ky armëpushim zgjati më pak se 30 minuta para se të rifillonin bombardimet ruse.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA