Një ushtar ukrainas ka arritur të shpëtojë një foshnje mes bombardimeve ruse. Fotoja ka qarkulluar në të gjithë botën, ndërsa një urë është shkatërruar.
Derisa numri i viktimave civile është ende i paqartë, agjencia e OKB-së për refugjatët thotë se mbi milion njerëz kanë ikur nga Ukraina që nga fillimi i pushtimit më 24 shkurt. Qyteti i parë ukrainas që u pushtua ishte Herson.
Raketat ruse synojnë gjithashtu kryeqytetin Kiev dhe qytetin e dytë më të madh Harkiv, derisa një kolonë masive e blinduar që i afrohet Kievit vazhdon të jetë e bllokuar në rrugë, ndërsa pentagoni thotë se është 25 km larg nga qendra e kryeqytetit.
Trupat ruse kanë kapur gjithashtu centralin bërthamor të Zaporizhja, më i madhi në Evropë, pasi e kanë granatuar për orë të tëra të premten.
SHBA dhe BE kanë vendosur sanksione të shumta ndaj Rusisë duke pasur mbështetjen edhe të vendeve të tjera aleate.
Top Channel