Qytetarët e Kukësit prej disa ditësh janë drejtuar magazinave të miellit. Disa nga magazinat që tregtojnë miell rezutojnë të mos kenë furnizim, gjë e cila konfirmohet nga vetë tregtarët e ndërsa disa magazine të tjera rezultojnë të jenë të furnizuara me miell.

Jashtë mikrofonit të Top Channel, tregtarët e magazinave bëjnë me dije se ata nuk kanë probleme me furnizimin, pasi kanë rezerva për tre muaj, e ndërsa rritjen e çmimit të miellit e lidhin me rritjen e çmimit të energjisë elektrike.

Konsumatorët të cilët blejnë miell më së shumti janë nga zonat e largëta të Kukësit.

Ndërsa tregtarët e furrave të bukës tregojnë se: “Nuk ka nevojë për panik në lidhje për bukën dhe miellin, pasi kemi rezerva për ti shërbyer konsumatorëve”.  Po ashtu tregtarët thonë se pavarësisht rritjes së çmimit të miellit nuk do të ketë rritje të çmimit të bukës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA