Sulm me dronë pranë kufirit me Venezuelën, gjashtë ushtarë të vrarë, dhjetëra të plagosur në Kolumbi
Policia në Kentucky, SHBA kanë arrestuar një 23 vjeçar që akuzohet se ka hyrë me dhunë në shtëpinë e një ish-kongresmeni amerikan, ka qëlluar për vdekje bijën e tij në krevat dhe më pas ka kërcënuar edhe atë me pushkën që zotëronte.
Oficerët në Madison thanë se arrestuan Shannon Gilday mëngjesin e djeshëm, rreth 3 km larg shtëpisë së ish-kongresmenit Wesley Morgan në zonën Willis Branch.
Ai akuzohet se ka hyrë i armatosur në shtëpinë e tyre në 4 të mëngjesit më 22 shkurt.
Burri kishte qëlluar për vdekje avokaten 32 vjeçare Jordan Morgan në krevatin e saj, sipas policisë së Kentucky.
Më pas hetuesit thanë se ai u përball me babanë e saj, i cili ka kryer një mandat në Kongresin amerikan para se të humbiste zgjedhjet përballë senatorit Mitch McConnell në primaret republikane në 2020.
Ish-kongresmeni Wesley Morgan kishte hapur zjarr ndaj sulmuesit dhe ishte qëlluar prej tij, duke pësuar “plagë jo kërcënuese për jetën”, thanë autoritetet. Sulmuesi më pas u largua në një makinë të bardhë.
Gilday përballet tashmë me vrasje, tentativë vrasjeje, grabitje, sulm fizik dhe i është vënë çmimi i lirisë me kusht në 2 milionë dollarë.
Policia nuk iu përgjigj menjëherë kërkesës për të tjera informacione nga mediat.
Top Channel