Arrestohet vrasësi i bijës së kongresmenit pas bastisjes së natës në shtëpi (fotot)

02/03/2022 18:03

Policia në Kentucky, SHBA kanë arrestuar një 23 vjeçar që akuzohet se ka hyrë me dhunë në shtëpinë e një ish-kongresmeni amerikan, ka qëlluar për vdekje bijën e tij në krevat dhe më pas ka kërcënuar edhe atë me pushkën që zotëronte.

Oficerët në Madison thanë se arrestuan Shannon Gilday mëngjesin e djeshëm, rreth 3 km larg shtëpisë së ish-kongresmenit  Wesley Morgan në zonën Willis Branch.

Ai akuzohet se ka hyrë i armatosur në shtëpinë e tyre në 4 të mëngjesit më 22 shkurt.

Burri kishte qëlluar për vdekje avokaten 32 vjeçare Jordan Morgan në krevatin e saj, sipas policisë së Kentucky.

Më pas hetuesit thanë se ai u përball me babanë e saj, i cili ka kryer një mandat në Kongresin amerikan para se të humbiste zgjedhjet përballë senatorit Mitch McConnell në primaret republikane në 2020.

Ish-kongresmeni Wesley Morgan kishte hapur zjarr ndaj sulmuesit dhe ishte qëlluar prej tij, duke pësuar “plagë jo kërcënuese për jetën”, thanë autoritetet. Sulmuesi më pas u largua në një makinë të bardhë.

Gilday përballet tashmë me vrasje, tentativë vrasjeje, grabitje, sulm fizik dhe i është vënë çmimi i lirisë me kusht në 2 milionë dollarë.

Policia nuk iu përgjigj menjëherë kërkesës për të tjera informacione nga mediat.

FOTO GALERI
2/3
Burri kishte qëlluar për vdekje avokaten 32 vjeçare Jordan Morgan në krevatin e saj, sipas policisë

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA