“Ishte si të shikoje një film horror”, gazetarja rrëfen takimin para 20 vitesh në burg me Christa Pike: Nuk mund të ndaloj së menduari për të 03/10 22:38
Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg i bëri thirrje Rusisë që t’i japë fund luftës në Ukrainë dhe të tërheqë të gjitha forcat e saj.
Gjatë takimit që pati ditën e sotme me presidentin polak Andrzej Duda, Stoltenberg tha se aleanca nuk do të dërgojë trupa apo avionë luftarakë për të mbështetur Kievin pasi nuk dëshiron të bëhet pjesë e konfliktit.
“Sulmi rus është krejtësisht i papranueshëm dhe është mundësuar nga Bjellorusia”, tha Stoltenberg të martën pas takimit “NATO është një aleancë mbrojtëse, ne nuk kërkojmë konflikt me Rusinë. Rusia duhet të ndalojë menjëherë luftën, të tërheqë të gjitha forcat e saj nga Ukraina dhe të angazhohet me mirëbesim në përpjekjet diplomatike”, tha shefi i NATO-s.
Top Channel