Policia e Vlorës ka zbardhur vrasjen e 46-vjeçarit Altin Alikaj në Vlorë.
Në kuadër të operacionit u bë e munduar kapja dhe ndalimi i autorit të dyshuar të vrasjes, i identifikuar si Sh.A., 23 vjeç, banues në Kolonjë, Lushnje, me preçedent të mëparshëm kriminal në fushën e narkotikëve dhe të vjedhjes. Gjithashtu u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M.K., 30 vjeç, banues në Kolonjë, Lushnje, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.
Si autor i dyshuar i vrasjes së 46-vjeçarit të identifikuar si Altin Alikaj, i cili u gjet pa shenja jete në banesën e tij, dyshohet shtetasi M.K., ka ndihmuar autorin për t’u fshehur, duke i siguruar një mjet të marrë me qira për lëvizjen e tij.
Mbi ta rëndon akuza për veprat penale “Vrasje me dashje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”.
Në cilësinë e provës materiale, gjatë momentit të ndalimit të shtetasit Sh.A., iu gjet dhe iu sekuestrua 40.5 gram lëndë narkotike e dyshuar e llojit heroinë.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë.
Si ndodhi ngjarja
Altin Alikaj, i shpallur i humbur që prej datës 11 shkurt është gjetur pa shenja jete në banesë nga nëna e tij.
Burime për Top Channel nga vendngjarja thoanë se 46-vjeçarit iu gjet një plumb në shpatull nga krahu i zemrës si dhe ka pasur fraktura në kokë!
Viktima ka qenë para disa kohësh në Kosovë dhe sipas burimeve, 46-vjeçarit i është mbajtur pasaportë në Kosovë dhe është kthyer në mënyrë ilegale.
Pasi është ekzekutuar i është marrë edhe telefoni, ndërsa vrasja kishte disa ditë që kishte ndodhur.
Ndërkaq, familjarët pretendonin se viktima ishte vetëvrarë, pasi babai i të ndjerit ka thënë në polici se kishte parë shenja gjaku dhe kishte gjetur edhe një sëpatë!
Top Channel