2 persona kanë rënë në prangat e policisë së Vlorës pasi akuzohen për prodhim e shitje narktoikës si dhe për mbajtje pa leje e prodhim të armëve.

2 persona kanë rënë në prangat e policisë së Vlorës pasi akuzohen për prodhim e shitje narktoikës si dhe për mbajtje pa leje e prodhim të armëve.

Të arrestuarit janë identifikuar si: A.G., 29 vjeç, banues në lagjen “Lef Sallata”, Vlorë dhe A.B., 26 vjeç, banues në lagjen “Rilindja” të qytetit të Vlorës. Mbi ta rëndon akuza për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “TREGU”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje, u sekuestruan një armë zjarri të tipit Kallashnikov, një sasi lënde narkotike e dyshuar e llojit Heroinë, e ndarë në doza, një sasi parash, tre peshore elektronike, një palë pranga dhe dy aparatë celular. Të gjitha këto u gjetën në banesën e shtetasit A.G., gjatë kontrollit të ushtruar nga punonjësit e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA