Burri dhe dy fëmijë gjenden të vdekur në tragjedinë e pishinës së shtëpisë në Florida (fotot)

25/02/2022 18:36

Një burrë dhe dy fëmijë të vegjël kanë vdekur pasi u gjetën pa ndjenja në pishinën e një shtëpie në Florida, SHBA, njoftuan sot zyrtarët vendas.

Burri dhe fmëijët e moshave 5 e 2 vjeç, u gjetën pa ndjenja në pishinën e shtëpisë rreth orës 15:30, në zonën e Hollywood tha policia për rrjetin vendas WSVN.

Marrëdhënia mes burrit dhe fëmijëve nuk u bë menjeher e ditur nga autoritetet.

Ata thanë se oficerët që erdhën në vendngjarje kishin tentuar frymëmarrje artificiale për viktimat të cilët më pas u transportuan në spitalin lokal, ku u shpallën zyrtarisht të vdekur.

Zyrtarët ende po hetojnë tragjedinë e rëndë dhe thanë se për momentin se nuk kishin më shumë detaje për të bërë publike.

Një fqinj i shtëpisë tha se familja që jeton aty ka pesë fëmijë, një prej të cilëve ishte larguar së fundmi për të vazhduar universitetin, sipas rrjetit WSVN.

“Është e tmerrshme, jam e tronditur. Përshëndeteshim me mirësjellje kur takoheshim. Në këtë zonë përpiqemi të ruajmë privatësinë tonë, deri kur për fat të keq ndodh diçka e tillë”, tha banorja e zonës.

FOTO GALERI
2/2
Zyrtarët ende po hetojnë tragjedinë e rëndë dhe thanë se për momentin se nuk kishin më shumë detaje

Top Channel