Bruno këtë të martë u deklarua për Florjanën në emisionin, ndërkohë që dhe konkurrentja tha se nga ky moment do të fokusohet vetëm tek ai.
Deklarata që erdhi nga të dyja palët u komentua si jo e vërtetë nga konkurrentët e tjerë.
Ra në sy sjellja ironizuese e Mikelës dhe Efit, dy nga vajzat me të cilat Bruno ka zhvilluar shumë takime. Të dyja thatë se nuk e besojnë Brunon, që sipas tyre, nuk është i vërtetë në program.
Teksa Florjana dhe Bruno kërcenin në studio, dy konkurrentet komentonin dhe qeshnin gjatë gjithë kohës, ndërsa me ironi thanë se janë të lumtura për Brunon. Me shaka, moderatorja Bora Zemani tha se u dukën si motrat e Hirushes, ku Hirushja në këtë rast ishte Florjana.
Sipas Erjonit, kjo deklaratë e Brunos vjen me qëllimin e vetëm që ai të mos dalë vetëm nga “Për’puthen”, jo se ka vërtet pëlqim për Florjanën.
Ndryshe nga konkurrentët, opinionisti Arjan Konomi, tha se “është hera e parë që besoj dy njerëz për këtë vit”.
Top Channel