Autoriteti Rrugor Shqiptar ka nisur punën për krijimin e kushteve të sigurisë në aksin rrugor Elbasan- Librazhd në vendin e quajtur Kthesat e Murrashit.

Punimet e cilësuara si emergjente marrin shkas nga rrezikshmëria e këtij segmenti për shkak të rënies së gurëve nga shpati i malit.

Punimet do të vijojnë për rreth një muaj dhe konsistojnë në vendosjen e barrierave në shpat të malit të cilat do të pengojnë shkëmbinjtë që rrezohen sa herë ka reshje shiu.

Barrierat do të kenë një lartësi prej 4 metra dhe mund të thithin një energji goditjeje deri në 1000 kJ. Kjo lloj mbrojtjeje e shpatit do të përdoret në zonat më të rrezikuara.

Ndërkohë janë marrë masat për menaxhimin e trafikut së bashku me Policinë Rrugore në zonën ku do të implementohen punimet për Projektin e mbrojtjes së skarpateve.

Ky segment i aksit Elbasan Librazhd shpesh herë është bërë shkak për aksidente të renda si pasojë e problematikës që krijonte rënia e gurëve.

Aksi rrugor Elbasan Librazhd është një nga akset me trafikun më të rënduar pasi lidh dy pika doganore dhe gjithë  juglindjen me pjesën qendrore të vendit.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA