Marina amerikane ka ngritur akuza ndaj pesë marinarëve për publikimin e një videoje ku tregohej një gjuajtës i avancuar që ulej me përlasje në aeroplambajtëse në ujërat pranë Kinës.
Një kuzhinier dhe tre ushtarakë të rangut të ulët u akuzuan për shkelje të Kodit të Drejtësisë Ushtarake njoftoi marina, pa publikuar emrat e të akuzuarve.
“Hetimet për publikimin e pamjeve të paautorizuara nga eroplanmbajtësja janë mbyllur,” tha zëdhënësi ikomandës ajrore Zach Harrell për rrjetin Military.com
Incidenti në fjalë ndodhi në 24 janar kur një avion gjuajtës i tipit F-35C u ul me përplasje në aeroplanmbajtësen USS Carl Vinson në Detin e Kinës Jugore, duke plagosur gjashtë marinarë dhe më pas duke rënë në ujë nga kuverta e anijes.
Leaked video of the F-35C crash on Carl Vinson, a classic case of ramp strike by the most advanced fielded fighter jet pic.twitter.com/wVl5nLI1bN
— Fighterman_FFRC (@Fighterman_FFRC) February 6, 2022
Piloti kishte arritur të dilte nga kabina por pamjet e avionit turpëruan autoritetet e marinës sidomos kur shoqëroheshin me foton of the e avionit të dëmtuar duke pluskuar në sipërfaqen e ujit pas rrëzimit, si dhe me videon e shkurtër të F-35 që afrohej para uljes.
Top Channel