Marinarët amerikanë dënohen për publikimin e videos së përplasjes së gjuajtësit F-35 në aeroplanmbajtëse (pamjet)

19/02/2022 16:01

Marina amerikane ka ngritur akuza ndaj pesë marinarëve për publikimin e një videoje ku tregohej një gjuajtës i avancuar që ulej me përlasje në aeroplambajtëse në ujërat pranë Kinës.

Një kuzhinier dhe tre ushtarakë të rangut të ulët u akuzuan për shkelje të Kodit të Drejtësisë Ushtarake njoftoi marina, pa publikuar emrat e të akuzuarve.

 “Hetimet për publikimin e pamjeve të paautorizuara nga eroplanmbajtësja janë mbyllur,” tha zëdhënësi ikomandës ajrore Zach Harrell për rrjetin Military.com

Incidenti në fjalë ndodhi në 24 janar kur një avion gjuajtës i tipit  F-35C u ul me përplasje në aeroplanmbajtësen USS Carl Vinson në Detin e Kinës Jugore, duke plagosur gjashtë marinarë dhe më pas duke rënë në ujë nga kuverta e anijes.


Piloti kishte arritur të dilte nga kabina por pamjet e avionit turpëruan autoritetet e marinës sidomos kur shoqëroheshin me foton of the e avionit të dëmtuar duke pluskuar në sipërfaqen e ujit pas rrëzimit, si dhe me videon e shkurtër të F-35 që afrohej para uljes.

FOTO GALERI
2/4
Pamjet e shpërndara online tregojnë avionin e avancuar amerikan anti-radar që përplaset në kuvertën e aeroplambajtëses

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA