Krahas Covid 19 një tjetër virus që u përhap në mënyrë të menjëhershme dhe me risk shumë të lartë, infodemia, keqinformimi i qytetarëve në lidhje me koronavirusin, ekzistencën e tij, vaksinimin e popullatës dhe efekte të dëmshme që shkaktonin ato në trupin e njeriut.
Infodemia ka ndikuar në nivelin e ulët të vaksinimit në vend. Bino për herë të parë ka prezantuar para akademikëve hartën e të pavaksinuarve ku Tirana ka numrin më të lartë.
Sipas Binos, janë vaksinuar në përqindje të lartë, 70 vjeç e lart, por sfidë mbetet vaksinimi i të rinjve, i cili njeh shifra të ulëta. Po kështu dhe gratë shtatzëna të cilat e kanë refuzuar vaksinimin ndaj Covid.
Në internet kanë qarkulluar mbi 3000 informacione të rreme mbi ekzistencën e Covidit, por edhe shumë mjekë të cilët lexonin përciptazi studime ranë pre e infodemisë pa menduar për ndikimin në popullatë.
Top Channel