Kukësi ka triumfuar me rezultatin 4-0 ndaj Kastriotit në takimin e raundit të 20-të të Abissnet Superiore.
Në 40 minutat e para të kësaj sfide këto skuadra luajtën si të barabarta, me krutanët që u treguan shumë agresiv.
Ndërsa në minutën e 40’ kjo përballje mori një tjetër kthesë, Gligorov i dhuroi golin e parë dhe atë të sigurisë ekipit të “verilindorëve”. Më pas në minutën e 45’, Gjelbrim Taipi shënoi golin e dytë për Kukësin, duke goditur topin nga pika e bardhe e penalltisë.
Pjesa e parë e takimit u mbyll me rezultatin 2-0, teksa në fragmenti i dytë do të sillte dy gola të tjerë për “verilindorët”.
Një superkoordinim i Gj.Taipit me Gligorov dhe më pas me Bashën në minutën e 54’ i dha skuadrës së Diego Longos golin e tretë.
Kreshnik Bahtiri përfitoi nga një top i ardhur nga krahu i majtë në minutën e dytë shtesë dhe gjeti golin e parë sezonal.
Pas kësaj ndeshje Kukësi shkon në kuotën e 37 pikëve dhe qëndron në vend të tretë, teksa Kastrioti renditet i fundit me vetëm 15 pikë të grumbulluara në 20 ndeshje.
Kukësi-Kastrioti (4-0)
90+2′ “Poker” i Kukësit. Kreshnik Bahtiri përfiton nga një top i ardhur nga krahu i majtë dhe gjen golin e parë sezonal me skuadrën verilindore.
90’-Sula rrezikon portën e Kastriotit, por goditja pritet nga Sali dhe ndalet goli i katërt për Kukësin.
86’- Një përplasje mes Milunovic dhe Didës pranë portës së Salit i rrëzon të dy lojtarët në tokë, duke bërë që takimi të ndërpritet për pak momente, ndërsa ndërhyjnë stafet mjekësore.
77’-I Sapohyrë në lojë, Krnic tenton të godasë në portën e Salit, por humbet ekuilibrin në momentin e fundit dhe nuk ia del t’i dhurojë Kukësit golin e katërt.
74’-Zëvendësim edhe te Kukësi, largohet nga loja Fejiao, vendin e tij e zë Krnic.
73’-Zëvendësim te skuadra e Kastriotit, largohet nga loja Kodra dhe vendin e tij e zë Hajderaj.
66’-Armando Rami tenton të godasë në portën e Tafas, por ndalohet nga gardiani i Kukësit.
63’ Largohet autori i golit të tretë të Kukësit, Edi Basa nga loja dhe në vend të tij hyn Milunovic.
60′- Ndaloi kundërsulmin e Sh.Taipit duke e rrëzuar në tokë, Zogaj merr karton të verdhë.
54′ Eurogoli i Kukësit. Zbritje shumë e bukur e ekipit të Longos, kombinime mes Gjelbrim Taipit, Gligorov dhe Edi Basa dhe finalizimi fantastik i sulmuesit kroat.
49′-Musta kthen një top në zonë, gjuan Gjelbrim Taipi me të majtën, topi përfundon mbi traversë.
Nis pjesa e dytë e takimit Kukësi-Kastrioti në “Arena Egnatia”.
45’- Kukësi shënon golin e dytë nga pika e bardhë e penalltisë, realizon Gjelbrim Taipi. Kjo penallti u vendos pas verifikimit në VAR dhe u dha pas ndërhyrjes së Hyssein ndaj Fejaios.
40′ Zhbllokohet ndeshja, Kukësi në avantazh. Edison Ndreca dhuron një pasim nga e majta dhe aty përfiton Filip Gligorov, i cili gjen rrjetën krutane pas një goditje potente, që u devijua nga Karakaçi
38’- Pas një koordinimi të mirë me Hasanin, Greca i afrohet portës së Tafas, por nuk ia del të godasë mirë, me portierin e Kukësit që e ndal atë top.
30’-Përplasen sërish Sh.Taipi me Hasanin, ndërsa kjo gjë sjell trazira mes lojtarëve. Merr karton të verdhë edhe Sh.Taipi.
27’-Pas përplasjes me Sh. Taipin, Hasani merr karton të verdhë, i pari në këtë ndeshje.
26’- Pas një përplasje mes Hasanit dhe Sh.Taipit, të dy lojtarët përfundojnë të shtrirë në fushë. Sfida ndërpritet për disa momente, ndërsa marrin ndihmën mjekësore.
21’- Ndreca asiston shumë mirë Gligorov, me këtë të fundit që godet në drejtim të portës së Kastriotit, por portieri Sali ndal atë top të rrezikshëm.
13’-Zogaj kërcënon portën e Kukësit, duke goditur nga distanca, por Tafas reagon mirë dhe e ndal atë top.
Nis ndeshja Kukësi-Kastrioti në (Arena Egnatia)
Formacionet zyrtare:
Kukësi: 3-4-3 Tafas, Dragoshi, Lulaj, Pëllumbi, Gligorov, Gj.Taipi, Sh. Taipi, Ndreca, Basa, Feijao, Musta.
Trajner: Diego Longo
Kastrioti: 4-2-3-1 Sali, Rami, Dida, Hussein, Kodra, Okebugwu, Karakaçi, Greca, Hasani, Zogaj, Kaina.
Trajner: Emiljano Çela
Arbitrat: Olsion Yzeiraj, Renato Malaj, Redi Zaimaj, Indrit Myrtja
VAR: Florjan Lata
Top Channel