Masat e vendosura në Luksemburg gjatë dy viteve të fundit për të kontrolluar përhapjen e koronavirusit do të lehtësohen gjerësisht pas një vendimi të marrë sot nga organi ligjvënës.
Personat e pa vaksinuar do të lejohen edhe një herë në bare dhe restorante, hotele dhe ambiente sportive, për sa kohë që ato ofrojnë dëshmi të një testi negativ për Covid-19.
Gjithashtu, do te hiqet ora policore 23:00 për baret dhe restorantet, ndërsa diskotekat dhe klubet do të lejohen të rihapen.
Nuk ka më kufizime në grumbullimet private dhe personat e kontaktit nuk do të duhet të karantinohen më. Ligji, i cili u miratua me 28 vota nga 38 hyn në fuqi të premten vonë.
Numri i infeksioneve të reja me koronavirus në Luksemburg ka rënë së fundmi.
Ndërmjet 31 janarit dhe 6 shkurtit, incidenca shtatëditore për 100 000 banorë ishte 1 733, krahasuar me 2 350 një javë më parë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.
Top Channel