Iluzionisti i famshëm thotë se ka fuqinë të ndalojë Vladimir Putin të pushtojë Ukrainën: Pres ftesën për angazhim (fotot)

11/02/2022 17:10

Çështja e rrezikut rus për Ukrainën ka përfshirë sot një nga hipnotizuesit më të njohur televizivë, 75 vjeçarin Uri Geller, i cili tha se është i gatshëm të ndërhyjë “me fuqitë e tij” për uljen e tensioneve, nëse kjo i kërkohet nga krerët e Ukrainës apo presidenti Joe Biden.

Prestigjatori i njohur pretendon se ka aftësinë për të parandaluar luftën mes Rusisë dhe  NATO-s pasi sipas tij ka ndihmuar edhe më parë në ulje tensionesh të ngjashme gjeo-politike.

Kryeministri britanik Boris Johnson dhe presidenti Emannuel Macron duket se nuk po arrijnë të bindin Putin të tërheqë trupat e tij nga kufiri me Ukrainën.

Por tashmë është Uri që pretendon të ndërhyjë aty kur kokat e politikës po dështojnë.

Mistiku me origjinë nga Izraeli thotë se do të ndërhynte nëse i kërkohet nga autoritetet amerikane apo ukrainase.

“Unë nuk shkoj të bëj gjëra me kokën time, nëse marr një ftesë zyrtare atëherë unë e gjykoj dhe më pas bëj atë që ndjej se është lëvizja më e drejtë”, thotë ai.

Iluzionisti thotë: “Nuk dua të tingëlloj sikur po mburrem por në Ukrainë më njohin, kam bërë disa seriale televizive atje”.

“Por në fakt kjo do të varet nga negocjatat, ka të bëjë gjithashtu me aftësitë e mia të shikimit në distancë, gjithsesi jam i sigurt se do të ndihmoja.”

Iluzionisti psikik – i cili njihet për aftësinë e përkuljes së lugëve e thikave vetëm “me forcën e mendjes” – nuk tregon detajet sesi do të mund të ndihmonte konkretisht, duke thënë se “kjo është konfidenciale”.

Uri thotë se më parë ka ndihmuar Boris Johnson të fitonte zgjedhjet në vitin 2019 duke i falur një lugë që më parë zotërohej nga ish-kryeministri Golda Meir.

Uri pretendon gjithashtu se me fuqitë e tij telepatike ka ndihmuar CIA-n në negocjatat me BRSS gjatë Luftës së Ftohtë, megjithse pretendimet nuk pranohen nga Uashingtoni.

“Unë i përdor fuqitë dhe aftësitë e mia vetëm kur më kerkohet nga grupe zyrtare”, thotë ai.

“Për shembull, kur amerikanët donin që rusët të nënshkruanin traktatin e reduktimit të armëve bërthamore, më njoftuan dhe shkova në Gjenevë me ta.”

“Sigurisht që nuk mund të marr të gjtiha meritat por nuk ka dyshime në mendjen time se kam ndihmuar që të kalonte”.

Komentet për situatën e fundit vijnë mes retorikës së shtuar të mediave për konflikt në Lindje të Ukrainës dhe akumulim të forcës ushtarake në dy anët e kufirit.

Britania raporton se ka vendosur rreth 1000 trupa në gatishmëri dhe ka ofruar të dërgojë avionë e luftanije pranë Ukrainës.

FOTO GALERI
1/4
75 vjeçarin Uri Geller, i cili tha se është i gatshëm të ndërhyjë “me fuqitë e tij” për uljen e tensioneve

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA