Zjarri masiv përfshin impjantin e prodhimit të parave në Francë (fotot)

09/02/2022 15:46

Një zjarr i ashpër ka shpërthyer në një fabrikë të shtypjes së parave mëngjesin e sotëm në Francë.

Pamjet dramatike tregonin tymin që ngrihej nga impjanti i shtypjes së kartmonedhave të “Banque de France” në Chamalières, mëngjesin e të mërkurës.

Zjarri kishte nisur në një zonat “me akses të kufizuar” të fabrikës, shkruante e përditshmja vendase Le Bien Public.

Rreth 400 njerëz ishin evakuar teksa rreth 70 zjarrfikës po punonin për shuarjen e zjarreve që prej orës 10.00

24 persona besohet se ishin plagosur lehtë dhe katër ishin dërguar në spital, përfshi dhe dy zjarrfikës, thuhej në një raport të prefekturës.

Deri në mesditë autoritetet thanë se zjarri ishte vënë nën kontroll.

Ata shtonin se ‘rrjedhimisht do të ketë pasoja në prodhim’ por thonin se incidenti nuk do të kthehej në një çështje serioze.

“Do të duhet të marrim masa të caktuara për situatën … por mund të kishte shkuar edhe më keq”, tha drejtori i fabrikës Pierre-Yves Boissinot.

Shkaku i zjarrit është ende i paditur dhe hetimet kanë nisur.

FOTO GALERI
2/3
Zjarri kishte nisur në një zonat “me akses të kufizuar” të fabrikës, shkruante e përditshmja vendase Le Bien Public.

Top Channel