‘Jam gati të vdes’/ Burrit në SHBA i mohohet transplanti i veshkës prej kërkesës së vaksinimit (fotot)

09/02/2022 20:56

Një burrë nga Karolina e Veriut në SHBA ka refuzuar mundësinë e një transplanti veshke që do i shpëtonte jetën, pasi spitali i kërkon të jetë i vaksinuar ndaj COVID para procedurës.

Chad Carswell është i gjymtuar në këmbë dhe duhet të kryejë dializë tre herë në javë pasi funksioni i veshkave të tij është në rreth pesë përqind të kapacitetit.

Ai tregon se ishte duke kryer procesin e transplantit në spitalin Atrium Health Wake Forest në Winston-Salem kur doktorët i thanë se duhet të vaksinohet para se të vazhdojnë me procedurën.

“Ata më pas më thanë se ‘gjëja e fundit për të cilën duhet të flasim është statusi yt i vaksinimit’”, tregon Carswell.

“Dhe aty unë me mirësjellje i thashë se atëherë nuk ka asgjë për të folur. Nuk ishte e hapur për debat nëse do ta bëja apo jo. Ai më tha më pas, e di që do të vdesësh nëse nuk e bën. Dhe unë i thashë, jam gati të vdes”, tregon Carswell sipas rrjetit vendas WCNC Charlotte.

FOTO GALERI
1/3
Chad Carswell është i gjymtuar në këmbë dhe duhet të kryejë dializë tre herë në javë

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA