Modelja Georgina Rodriguez po pushon me familjen në brigjet e Dubait dhe disa nga momentet e bukura i ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale.

Teksa thekson barkun e rrumbullakosur, modelja ka kaluar kohë me fëmijët dhe partnerin e saj, Cristiano Ronaldo.

“Në parajsë”, shkruan bukuroshja krahas fotove.

Ndërkohë, Georgina është në qendër të vëmendjes kohët e fundit, pas publikimit të dokumentarit “Soy Georgina”, ku ajo ndan jetën me yllin e futbollit portugez rrëfen se e kishte të vështirë, në fillim të historisë së tyre, të përshtatej me stilin e jetës luksoze të partnerit.

Me 29.7 milionë ndjekës në Instagram, momentalisht është një nga femrat më të ndjekura në planet.

Netflix po i kushton asaj sot një serial të titulluar “Soy Georgina”, i cili do të publikohet në ditëlindjen e 28-të, sot më 27 janar, duke treguar jetën e saj si nënë, blogere, biznesmene dhe bashkëshorte e Cristiano Ronaldos.

Sipas medies The Sun, spanjollja thotë se e kishte të vështirë që në fillim të historisë së tyre të mësohej me stilin e jetës luksoze të futbollistit.

Ajo ka komentuar kështu fillimet e marrëdhënies me yllin e Manchester United, kur ai erdhi ta merrte pas ditës së punës si shitëse në shtëpinë e Gucci, në Madrid: “Shkova në punë me autobus dhe erdha në shtëpi me një Bugatti”.

FOTO GALERI
13/25

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA