Në spektaklin e kaluar të ‘Big Brother Vip’ Fifi është futur brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri për të surprizuar Monikën!
Por, ajo çka ra në sy dhe është diskutuar nga banorët e tjerë është fjala që këngëtarja i tha Donaldit në vesh, që ky i fundit të dali fitimtar nga kjo lojë dhe të fitojë çmimin e madh.
Sipas banorëve, Fifi ishte më tepër e lidhur me Monikën dhe nuk prisnin që t’i thoshte këto fjalë Donaldit.
Kjo situatë është diskutuar edhe në studio nga Iliri, Donaldi dhe Arjola, ndërsa Fifi ka refuzuar që të bëhet pjesë e spektaklit sot!
Pjesë nga debati:
Iliri: Këto janë problemet që shkakton ajo që shkakton dashuria e gjithanshme kundrejt një personi ose atë që realisht personi mendon për persona të tjerë. Nuk do i thoja kurrë në sy të Sabit që të fitojë një tjetër. Fifi do që të fitojë Donaldi, në dy momentet e ka përcaktuar këtë gjë. Ndoshta sepse nuk e shikon Monikën të fortë. Donaldi ka më shumë shanse se Monika
Arjola: Nuk kam pasur pritshmëri, në momentin që 2 personave ja ka thënë të njëjtën gjë, Donaldit 3 herë, për mua ka qenë sa për sy e faqe, nuk i heq asnjë presje e pikë!
Donald: Duhet të ishte edhe Fifi! Nuk e kuptoj çfarë i vret kaq shumë që kjo gjëja është diskutuar kaq shumë! Unë nuk e kuptoj pse duhet bërë kaq e madhe! Ndoshta nuk kam qenë njeriu më i afërt me Fifin, por ka pasur disa momente kyçe që e kam kuptuar shumë mirë dhe anasjelltas, gjendjen time dhe mënyrën si jam ndjerë! Ty të kanë mbështetur të gjithë këtu brenda Arjola, jo sa çtë kemi mbështetur ne ty! S’kemi dashur të të sulmojmë, s’kemi dashtur të ta themi edhe ndonjë fjalë më shumë, të kam lënë, lëre Arjolën lëre!
Top Channel