Gruaja që vrau me thikë të dashurin e dhunshëm boksier, burgoset për 8 vjet në Britani (fotot)

28/01/2022 17:01

Një grua që vrau me thikë të dashurin e saj abuzues është dënuar sot me tetë vjet burg nga një gjykatë në Britani.

Kayley Mahood u shpall sot e pafajshme sot për “vrasje” ndaj 31 vjeçarit boksier Oliver O’Toole, por juria e shpalli fajtore për “vrasje nga pakujdesia”.

Ajo e kishte qëlluar me thikë në zemër por pretendonte se kishte vepruar për vetëmbrojtje në ngjarjen në shtëpinë e saj në qytezën Burton-on-Trent më 25 korrik të vitit të shkuar.

Pas dhënies së dënimit të afërmit e O’Toole, duke përfshirë dhe nënën e tij, thanë se ishin të zhgënjyer dhe të neglizhuar nga gjykata.

Kjo e fundit tha: “Ne ndjeheshim sot sikur duke u gjykuar ishte im bir që ka vdekur. Gjykata dhe shoqëria duhet ta shikojnë ndryshe  çështjen. Kjo ishte një tjetër jetë që merret nga dhuna në familje dhe krimi i armëve të ftohta.”

“Nëse dikush merr thikën dhe ka vendosur të lëndojë dikë, edhe vdekjen ndaj një personi, duhet të dënohet”, shtoi nëna e viktimës.

“Një ditë ajo do të jetë e lirë e do të vazhdojë jetën ndërsa im bir jo. Tre fëmijët e tij nuk do të kenë kurrë një baba me të cilin të ndajnë jetën.

Në gjykatë u sugjerua se Mahood kishte ‘braktisur’ O’Toole teksa ishte i përgjakur për vdekje, duke u thënë dëshmitareve se ‘e kishte bërë vetë’.

Në pamjet e kamerave trupore të policisë shiheshin momentet e arrestimit të 30-vjeçares pas incidentit, gjatë të cilit ajo ishte prerë mbi syrin e majtë.

Gjykata e Stafford dëgjoi të thuhej se çifti kishin pasur një marrëdhënie të stuhishme me episode dhunë nga të dyja palët.

Mahood tha e ishte goditur me grusht në fytyrë nga partneri i saj si dhe kishte marrë plagën pranë syrit, para se të godiste me thikë babanë e tre fëmijëve O’Toole.

Gjykatësja Kristina Montgomery i tha të akuzarës se kishte ‘konflikte të ashpra e të shpeshta mes të dyve’ që rrjedhimisht rezultonin në dhunë.

Ajo tha se Mahood kishte përdorur armën për t’u hakmarrë ndaj dhunës edhe para vrasjes: “Unë e pranoj se ti nuk kishte si qëllim ta vrisje pasi kjo lloj dhunë ka ndodhur edhe më parë mes jush”.

“Por jam e bindur se duke u armatosur me thikën e kuzhinës, e cila u gjet me gjakun e Oliver O’Toole në të, dhe duke e goditur në mënyrën që demonstruat këtu në gjyq, ju tentuat të shkaktoni lëndim të rëndë”.

Pasi ishit sulmuar më parë nga O’Toole ngjarjet e mëngjesit të 25 korrikut duket se i vunë kapakun për Mahood, konkludoi gjykatësja.

Avokatja mbrojtëse Rachel Brand sugjeroi se forca e moderuar e goditjes sugjeronte se e akuzuara kihste vepruar nga frika.

Por prokurorët thanë se Mahood kishte si qëllim ta vriste ose të shkaktonte lëndime të rënda.

Ata shtonin se O’Toole ishte rrëzuar në kopshtin e pasëm të shtëpisë pasi ishte parë duke u mbajtur nëpër mure.

FOTO GALERI
1/3
Juria shpalli Kayley Mahood fajtore për “vrasje nga pakujdesia”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA