Një 56 vjeçar është gjetur i pajetë në fshatin Zagorçan të Pogradecit.

Blutë njoftojnë se viktimës nuk i janë gjetur shenja dhune në trup, ndërsa dyshohet se mund të ketë humbur jetën nga infarkti në zemër.

“Më datë 25.01.2022, rreth orës 15:00, jemi njoftuar se në hyrje të fshatit Zagorçan, Pogradec, është gjetur i pajetë, pa shenja dhune, shtetasi A. C., 56 vjeç, banues në fshatin Gështenjas, Pogradec, i cili nga të dhënat e para dyshohet se mund të ketë humbur jetën nga infarkti i zemrës”, njofton policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA