Zgjedhjet në FSHF/ Debate për zgjedhjen e presidentit të shoqatës rajonale të Tiranës

24/01/2022 22:51

Përfundojnë zgjedhjet për Shoqatën Rajonale të Futbollit Tiranë ku president u shpall Krenar Alimemeti me 44 vota pro 2 kundra dhe vetëm një abstenim.

Kandidati tjetër për presidenti Eduard Prodani u largua së bashku me disa mbështetës të tij, ende pa filluar votimi.

Gjithsej Shoqata Rajonale e Futbollit Tiranë e cila ka 41 shoqata me 67 delegatë, ku prej tyre 65 ishin të pranishëm, vijoi punimet duke nxjerrë këtë rezultat, ndërkohë kandidati për president Eduard Prodani ishte larguar së bashku me 17 anëtarë të tjerë.

Gjithashtu me një votim të hapur 2/3 votuan edhe për ndryshimin e rendit të ditës, duke shtuar votimin edhe për 5 anëtarët e tjerë që kjo shoqatë do të dërgojë në asamblenë e përgjithshme zgjedhore të 2 marsit ku do të votohet për presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA