Shpat Kasapi dhe bashkëshortja e tij janë bërë prindër për herë të parë. Selvija ka sjellë në jetë djalin e tyre i cili erdhi si një bekim në jetën e çiftit.

Lajmin për lindjen e djalit e bëri të ditur bashkëshortja e tij Selvija me anë të një posti në instagram ku zbuloi se ata janë bërë prindër gjashtë ditësh.

Ajo po ashtu zbuloi edhe emrin e veçantë me të cilin kanë pagëzuar djalin.

“19.01.2022 Mire se erdhe ne jete o krejt jone ROEL”, ka shkruar Selvija sipër imazhit.

Nd137rkohë, këngëtari Shpat Kasapi shkruan: “Udhëtimi ynë filloi saktësisht 9 muaj më parë kur #Roeli ishte ende në zhvillimet e tij te para për të ardhur në këtë botë. Jemi jashtëzakonisht të lumtur dhe të kënaqur, jo vetëm për shkak të kësaj përvoje të mrekullueshme që na bëri prindër, por edhe sepse e dimë që ROELI jonë do të mbrohet gjithmonë nga ekipi i @onehospitalmk si engjëlli i tij mbrojtës. Faleminderit One Hospital dhe @dr.irenagosheva bashke me ekipin qe u perkujdesen per engjullin tone”.

FOTO GALERI
6/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA