Çifti i famshëm i “Për’puthen”, Andi Shehu dhe Melisa Lleshi ishin të ftuar sot në rubrikën “N’fermë” të Ervin Kurtit së bashku me aktorët Shegushe Bebeti dhe Visjan Ukcenaj.

Mes shumë sfidave në fshat që dhuruan të qeshura dhe plot situata humori, Andi dhe Melisa në “Dhomën e Formalitetit” treguan detaje të pathëna më parë nga bashkëjetesa mes tyre.

E filluan me mallin për Arjan Konomin kur u rikthyen si çift në “Përputhen” me 2 Janar në Top Channel e duke vijuar me tej me tradhtinë e njerëzve, por jo vetëm…

Melisa: “Kush ka mundur na ka tradhtuar”.

Andi: “Shpirti im e di se ç’kam heq. Paçka se në tv ne nuk e shprehim, por në thelb jemi të ndjeshëm”.

Kur erdhi puna te propozimi për martesë fëmija, familja çifti nuk i kurseu “kritikat” për njëri-tjetrin.

Melisa: “Andi ende s’më ka propozuar për martesë dhe kur të vijë dita, dua të ma kërkojë dorën tek babi se jam pak tradicionale unë…”

Andi: “Kemi ende dhe pak kohë për t’u martuar, për t’u bërë me fëmijë etj. Kemi blerë një tokë dhe duam të ndërtojmë një shtëpi tonën diku në periferi”.

FOTO GALERI
2/7

Top Channel