Bledi dhe Mikela janë përballur me njëri-tjetrin për të sqaruar gjithë situatën e ndodhur në prapaskenë.

Ajo ngjarje e pakëndshme ishte pasi Bledi po kalonte një gjendje emocionale shumë të rënduar, pasi mamaja e tij ishte në operacion.

Vajza i ka kërkuar falje, ndërsa gjithë konflikti u mbyll me një përqafim mes të dyve.

Bledi: Ti s’ke ngel njeri pa i gjuajt me shuplakë.

Mikela: Pse duhet të më ktheheshe me dhunë.

Bledi: Ku ke qenë ti që të më pyesësh si je?

Mikela: Ke qenë me vajza të tjera.

Bledi: Unë e kam pas mamin në operacion në gjendje kritike për jetën.

Mikela: Më vjen shumë keq.

Bledi: Unë gjithë atë të keqe jam munduar ta mbaj.

Bledi: Ka qenë momenti i fundit që e kam parë dhe nuk e di a do ta shikoja më. Nuk kam dashur ta prek këtë pjesë. Nuk e kam përmendur se s’dua të shfaqem keq para njerëzve. Mami ka pas tumor në mitër, gjithçka është në rregull dhe jam më qetë tani që morëm rezultatet.

Mikela: A mund ta harrojmë këtë pjesë?

Bledi: Unë të kam parë si njeri që fal dashuri.

FOTO GALERI
2/12

Top Channel