“Mendoi se isha doktoreshë”/ Erioni i sëmurë në takim, Ana e çon në spital, çfarë i thanë mjekët

20/01/2022 19:20

Ana Lleshi zgjodhi Erionin në një takim, pasi nga prapaskenat u vu re tërheqja dhe kimia mes tyre.

Erioni nuk ndihej mirë, megjithatë shkoi në takim. Ana tregoi se më pas e shoqëroi konkurrentin të vizitohej për të marrë më pas barnat e duhura.

Doktori po tregonte çfarë ilaçesh duheshin. I tha Erionit ndoshta ti nuk e kupton por kemi kolegen këtu. Mendoi se unë isha vërtet mjeke”, u shpreh ajo me të qeshur.

Në sezonin e kaluar, një takim i Anës, me një nga konkurrentët jashtë programit u bë shkak që ajo të përjashtohej. Ana tha se shkoi për të dhënë një paracetamol, ndërsa kur u rifut në program, tha se nuk do të bëjë më të njëjtin gabim. “Dhe kur shkova në spital me Erionin morëm një të tretë, bëmë dhe foto/video, që të gjithë ta shihnin”, u shpreh Ana.

FOTO GALERI
2/9

Top Channel