Zbulohet klauzola, Atletico “ tifoze e zjarrtë” e Newcastle

18/01/2022 09:29

Kieran Trippier vendosi të largohej nga Atletico së Madridit gjatë
merkatos dimërore për arsye personale.

Anësori anglez vendosi t’i bashkohej Newcastle United, skuadër që ka si objektiv mbijetesën në Premier League.

Operacioni u mbyll me gati 15 milionë euro, shumë kjo larg 30 milionëve që kërkoi skuadra e kuqebardhë në verë. Në këtë rast, ekipi madrilen duket se është e humbur. Megjithatë, sipas shtypit anglez, ekziston një klauzolë që mund t’i bëjë “Los Colchoneros” të fitojnë edhe 14.3 milionë euro shtesë.

Nëse Newcastle arrin të shpëtojë, do të duhet t’i paguajë Atleticos edhe këtë shumë realativisht të majme. Atletico gjatë pjesës së dytë të sezonit do të jetë “tifoze” e zjarrtë e Newcastle.

Top Channel