Soreca për integrimin e Shqipërisë në BE: Konferenca e parë ndërqeveritare duhet të mbahet sa më shpejt

18/01/2022 10:34

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca ka zhvilluar një takim me Sekretarin e Përgjithshëm në Ministrinë e Jashtme të Greqisë, Themos Demiris.

Përmes një postimi në Twitter, ambasadori Soreca thekson se Konferenca e Parë ndërqeveritare e Shqipërisë me BE-në duhet të mbahet sa më parë.

“Kënaqësi që takova Ambasadorin Themos Demiris, Sekretar i Përgjithshëm i @GreeceMFA.
Ne diskutuam për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.

Konferenca e Parë Ndërqeveritare duhet të mbahet sa më shpejt të jetë e mundur. Është e rëndësishme që Shqipëria të mbajë fokusin në axhendën e reformave dhe të përgatitet për bisedimet e pranimit”, shkruan Soreca.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA