Jeta e Antonellës në Paris, si në ferr, po shtyn Messin të kthehet te Barcelona?

18/01/2022 12:35

Lionel Messi i Parisit ende nuk është ai që të dashuruarit me futbollin kanë parë te Barcelona.

Përshtatja në skuadrën e re, ku luajnë edhe emra të tjerë të mëdhenj, si Neymar e Mbappe, ka kërkuar kohë. Por nuk është vetëm kjo. Nga Spanja vjen nëj lajm i bujshëm, që mund të ketë ndikim në të ardhmen e afërt të sulmuesit.

Gazeta katalane “El Nacional” siguron se bashkëshortja e “Pleshtit”, po jeton një makth të vërtetë në Francë. Bukuroshja Antonela Roccuzzo thuhet se është e pakënaqur me jetën e saj të re në Paris, mes motit të keq dhe një gjuhe tjetër të komplikuar. Familja e Messit jeton në një shtëpi të madhe, në një zonë ekskluzive të qytetit, por nuk mjafton.

Antonela kërkon të kthehet në Katalunjë, ku të gjithë ishin të lumtur. Për këtë zonja Messi dyshohet se po i bën presion bashkëshortit të saj që të bëjë gjithçka që është e mundur për t’u rikthyer në klubin e tij të vjetër. Sipas “The Sun”, megjithatë, Messi planifikon të respektojë kontratën e tij me Paris Saint-Germain, e cila do të skadojë në vitin 2023.

Top Channel