Dy persona të infektuar me COVID kanë ndërruar jetë gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë, një qytetare nga Durrësi 48 vjeçe, një 61-vjeçar nga Lushnja.
Në 24 orët e fundit janë kryer 4024 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 1017 qytetarë.
618 janë në Tiranë, 41 në Lushnje, 33 Durrës, 30 në Berat, 29 në Fier, 25 në Vlorë, 22 në Gjirokastër, 16 në Sarandë, 15 Mallakastër, 12 në Kurbin, Krujë, Dibër, Devoll, 11 në Peqin, 10 në Kukës, Lezhë, Gramsh, 8 në Kavajë, 7 në Patos, Delvinë, Korçë, 6 në Shijak, Kamëz, Përmet, Tepelenë, 5 në Vorë, Pogradec, Kuçovë, 4 Divjakë, Skrapar, 3 në Shkodër, Has, Rrogozhinë, 2 në Pukë, Tropojë, Mat, Memaliaj, 1 në Konispol, Libohovë, Këlcyrë, Kolonjë, Poliçan, Librazhd.
Janë 20,928 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 136 pacientë, nga të cilët 16 janë në gjendje më të rënduar.
Janë shëruar 1,254 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 209,455 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (17 Janar 2022)
Raste të reja ditore 1,017
Të shëruar në 24 orë 1,254
Të shtruar në spitale 136
Humbje jete në 24 orë 2
Testime ditore 4,024
Testime totale 1,580,889
Raste pozitive 233,654
Raste të shëruara 209,455
Raste Aktive 20,928
Humbje jete 3,271
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 10,161
Durrës 1,601
Fier 1,589
Elbasan 1,475
Shkodër 1,291
Vlorë 1,224
Gjirokastër 950
Berat 794
Lezhë 706
Korçë 699
Dibër 236
Kukës 202
Top Channel