Ku qëndron me Mikelën? Erioni i përgjigjet Anës: Më erdhi keq që tu vërsulën, nuk dua të mendoj që…

14/01/2022 18:38

Ana dhe Erioni kanë zhvilluar takimin 4 minutësh që lanë në gjysmë ditën e djeshme për shkak të sjelljes së Mikelës. Ajo u ndje keq nga prapaskenat hot dhe u ngrit e qëlloi në shuplakë Erionin.

Ndërsa ditën e sotme, në takimin 4 minutësh, Ana ka kërkuar nga Erioni që të mësojë se si ndihet dhe në çfarë pike ndodhet me Mikelën.

Ana: Dua të di ku qëndron ti me Mikelën dhe ku qëndron Erioni.

Erion: Erioni është ai që ke parë dhe ti. Mund të jetë gabim që jam i interesuar në 2 persona. Ka disa kohë që jemi ftohur me Mikelën, por nuk mund ta hidhja poshtë si femër se kam kaluar mirë me të. Edhe për ty që prej momentit kur ke ardhur kam kaluar.

Ana: Çfarë ndjen të bësh?

Erion: Të vazhdoj rrugëtimin tim, të njoh njerëzit që dua të njoh. Dua të të njoh dhe ty. Interesi kundrejt teje është goxha i madh.  Më erdhi keq e pashë se në njëfarë mënyrë të ishin vërsulur të gjithë sikur po e bën në mënyrë tendencioze. Mirë unë po ti si ndihesh?

Ana: Bisedat tona kanë lindur rastësisht. Çuditërisht gjetëm shumë të përbashkëta dhe u afruam më shumë sesa duhet.

Erion: Unë as nuk dua ta mendoj se do të bësh diçka të qëllimshme.

FOTO GALERI
5/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA