Pas takimit të Samiut me Fjorin, kjo e fundit është përplasur keq me Anën në studio.

Të dyja kanë reaguar me tone të ashpra pasi Fjori tha se të gjithë po i vërsulen si kafshë. Por pas reagimit të Anës, i kërkoi falje duke i thënë se e kishte me Samiun pasi e trajtoi keq në takim.

Fjori: Pse erdhi?

Ana: Me të tregu ty që nuk ka interes.

Fjori: Ta tregojë këtu si burrat.

Ana: Ta ka thënë 100 herë.

Fjori: Po ai erdhi në takim se mua s’më plas, dal me 10 meshkuj edhe më të mirë se ai. O Sami po bie me fjalët e tua. Çfarë po thua se më jeni vërsulur të gjithë si kafshë. Njeri jam edhe unë.

Ana: Fjori kujdes me ato fjalë që flet se nuk ti toleroj fare. Deri tani ne po të mbronim ty se jemi vetë vajza. Po të thuash ti kafshë nuk ta toleroj fare se të jetë për kafshë, ta tregoj unë mirë në të gjitha format si të duash ti.

Fjori: Hajde ma trego.

Ana: Ta tregoj?

Fjori: Më fal o Ana, më falni të gjithë nëse u ofenduat. E kam me Samiun.

FOTO GALERI
2/5

Top Channel