Një debat ka lindur mes Mikelës dhe Rrushes pasi kjo e fundit po flirtonte me Erjonin dhe i bëri të qartë se mund ta ftojë në një takim nëse vazhdon me sjelljen e mirë.
Kjo nxiti reagimin e Mikelës që solli më pas debat me Rrushen.
Mikela-Erjonit: Mos u tund shumë se do biesh nga karrigia.
Rrushe: Kur bëhet fjalë për Rrushe Zyba, ti jo.
Mikela: Dhe Mikela Pupa është pjesë e kësaj studio dhe përfshihet sa herë të dojë.
Rrushe: Me mua jo. O Erjon, a je deklaruar për të?
Erjoni: Jo.
Mikela: Po çfarë ke, unë i thashë atij. Ke ndonjë gjë personale me mua? Çfarë ke, ke ndonjë problem me mua? Mbaje vendin tënd.
Rrushe: Mbaje vendin tënd ti dhe mos fol shumë.
Mikela: Do dalësh ti të më mbyllësh mua gojën.
Rrushe: Kjo vetëm përzihet dhe nuk merr asgjë. Çfarë të duket vetja? Ik moj.
Mikela: Shumë e mirë më duket vetja.
Top Channel