“Hipokrit! Leonardo DiCaprio udhëton me jahtin që ndot mjedisin”/ Fansat kryqëzojnë aktorin (Fotot)

10/01/2022 13:46

Leonardo DiCaprio është fotografuar duke shijuar pushimet me Camila Morrone në ishullin St. Barts, por disa fansa e kanë kryqëzuar yllin hollivudian.

Disa përdorues të rrjeteve sociale e kanë kritikuar se po tregohet hipokrit, pasi ka udhëtuar me një jaht luksoz që ndot mjedisin, ndërsa ai është një ndër zërat kundër ndotjes së mjedisit.

Aktori është ambasadori i OKB-së, i përkushtuar për të rritur ndërgjegjësimin se si ndryshimet klimatike dhe neglizhenca e mjedisit ndikojnë te njerëzimi. Ai e ka quajtur ndryshimin e klimës si kërcënimin më të madh për njerëzimin.

Ai u ka bërë thirrje fansave që t’i kushtojnë vëmendje këtij problemi, ndërsa me rolin e tij në hitin e Netflix, “Don’t Look Up”, arriti ta motivojë publikun që të marrë masa që mbrojnë planetin tonë.

DiCaprio ka lundruar në Karaibe me të dashurën Camila dhe miqtë e tij që prej 1 janarit, me një jaht të mbushur me qindra mijëra litra karburant, i cili prodhon sasi të mëdha të dyoksidit të karbonit.

FOTO GALERI
8/12

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA