Kate Middleton feston 40-vjetorin e lindjes, realizon fotografi e frymëzuar nga portretet e Elizabeth II dhe Victoria

09/01/2022 11:13

Dukesha e Kembrixhit, Kate Middleton ka publikuar një set fotografik me rastin e 40-vjetorit të lindjes. Imazhet e realizuara nga Paolo Roversi u inspiruan nga portretet e anëtarëve të familjes mbretërore në të kaluarën.

Kate bëri publike vetëm tre fotografi për t’i bërë nderime mbretëreshës Elizabeth II dhe mbretëreshës Victoria. Në fotografitë bardh e zi, Kate zgjodhi të kombinonte fustanet e Alexander McQueen me vathët nga koleksioni i princeshës Diana.

Ndonëse ditëlindja e saj është sot, portretet u realizuan që në muajin nëntor tek Kew Gardens.

Kate Middleton do të festojë ditëlindjen privatisht në shtëpi me bashkëshortin e saj Princin William dhe tre fëmijët George, Charlotte dhe Louis.

Dukesha ka studiuar histori arti, ndaj ka zgjedhur fotografin italian për të realizuar portretin pasi adhuron stilin e tij. Roversi tha se ngrohtësia, pritja miqësore e dukeshës dhe sytë e shndritshëm pasqyronin bukurinë e shpirtit të saj.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA